Kronikë

Dy vjet burgim me kusht të akuzuarës për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Descriptive Text

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special e ka shpallur fajtore dhe e ka dënuar me burgim me kusht të akuzuarën S.Sh. për veprën “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Sipas aktgjykimit, dënimi me burgim me kusht nuk do t’i ekzekutohet nëse e akuzuara brenda afatit të verifikimit prej tre viteve, nga disa e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi nuk kryen vepër tjetër penale.

“E akuzuara S.SH. është shpallur fajtore dhe është dënuar me dënim me kusht, duke ia vërtetuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej dy viteve, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse e akuzuara brenda afatit të verifikimit prej tre viteve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi nuk kryen vepër tjetër penale”, thuhet në njoftimin nga gjykata.

Nëse e akuzuara S.SH. gjatë kohës së verifikimit kryen një apo më shumë vepra penale, dënimi me kusht i shqiptuar mund të revokohet, ashtu që në dënimin e vërtetuar me burgim në kohëzgjatje prej dy viteve, do të llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak, nga data 17.07.2021 deri më 16.08.2021, thuhet tutje.

e ka urdhëruar të akuzuarën që të vizitohet te psikologu ose tek këshilluesit tjerë dhe veprimet në pajtim me rekomandimet e tyre dhe atë në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.