Kronikë e zezë

Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ish-kryeshefit të KPM-së që ngarkohet për korrupsion

FOTO: KOHA/Ilustrim
 

Pasi herën e parë e ktheu rastin në rivendosje, Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e shkallës së parë, me të cilin është konfirmuar aktakuza për korrupsion ndaj ish-kryeshefit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Luan Latifi.

Bashkë me të akuzuarin Latifi po akuzohet edhe ish-drejtorit i Administratës dhe Financave në KPM-së, Arben Bilalli, por që ai dhe mbrojtësi i tij, nuk kanë paraqitur kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.