Kronikë

Viktima e dhunës në familje thotë se s’ndihet e rrezikuar, i dyshuari lirohet

Një person është arrestuar nga Policia gjatë ditës së djeshme në Fushë-Kosovë, pasi i njëjti dyshohet se me datën 15 janar të këtij viti ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shtetase e Shqipërisë, dhe vajzës së mitur.

Por i dyshuari është liruar menjëherë pas arrestimit. Kjo pasi viktima ka deklaruar se nuk ndihet e rrezikuar nga burri i saj, pavarësisht dhunës që kishte ushtruar vetëm tre ditë më parë.

I dyshuari më pas u lirua në procedurë të rregullt.