Kronikë e zezë

Kanosi me vrasje, arrestohet një e dyshuar në Prizren

 

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një grua në Prizren pasi kishte shkaktuar dhunë në familje dhe kanosje ndaj personit me të cilin ishte duke bashkëjetuar.

Rasti kishte ndodhur gjatë muajit korrik 2021, kur personi kishte pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese nga e dyshuara duke e kërcënuar me vrasje.