Kronikë

Rrokulliset një veturë në Skenderaj, lëndohen 4 persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Leqinë të Skenderajt, një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull kosovar, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës si dhe tre meshkuj kosovarë, pasagjer në veturë.

Të lënduarit janë dërguar në trajtim mjekësor.