Kronikë

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se kanosi një grua

Policia e Kosovës ka njoftuar se në mëngjesin e të mërkurës ka arrestuar një 32-vjeçar, me dyshimet se ai kishte kanosur një grua.

D.A. kishte tentuar të ikte me të parë zyrtarët policorë, por është arrestuar.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij atij i është gjetur e konfiskuar një armë.

Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, më datën 10.01.2022 ka pranuar një informacion së në rrugën ‘Zenel Hajdini’ në Ferizaj është një rast i kanosjes. Në lidhje me këtë, policët nga Sektori i Hetimeve kanë marrë veprimet e nevojshme dhe me një urdhër kontrolli nga Gjykata Themelore e Ferizajt , dje më datën 12.01.2022 në mëngjes, kanë arritur që të arrestojnë personin me inicialet D.A (M/K) i moshës 32-vjeçare , i cili ishte përpjekur të arratiset me të vërejtur policinë, mirëpo policia arriti ta ndalojnë. I dyshuari D.A kishte kanosur personin tjetër me inicialet A.A ( F/K) e moshës 31-vjeçare, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjetur edhe një armë zjarri (pistoletë) e cila është konfiskuar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga ana e hetuesve, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet nga Policia.