Kronikë

Arrestohet për kanosje një person në Prizren

Është arrestuar një person në Prizren pasi dyshohet se ka kanosur përmes telefonit një tjetër.

Policia njofton se rasti i kanosjes ka ndodhur më 5 janar, derisa thuhet se i dyshuari dhe viktima kishin një mosmarrëveshje të mëhershme.

“Për këtë rast pas intervistimit u ndalua i dyshimti U.E i lindur në vitin 1979. Në lidhje me rastin është informuar prokurori kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat për 48 orë”, thuhet në njoftimin policor.