Është raportuar e zhdukur një vajzë e mitur në qytetin e Mitrovicës.
Sipas njoftimit, rastin në Polici e ka raportuar babai i saj, duke thënë se vajza është larguar nga shtëpia më 2 janar dhe s’është kthyer më.
“Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.