Kronikë e zezë

Aksion policor kundër bixhozit në Pejë, arrestohen 10 persona

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Një aksion policor në Pejë ka rezultuar me arrestimin e 10 personave, në rrugën “Bill Klinton”. Ata dyshohet se janë kapur duke luajtur bixhoz në Qendrën Zejtare në këtë komunë, derisa janë konfiskuar një revole me një karikator dhe 13 fishekë të kalibrit 9 mm.

Të arrestuarit janë: A.S., i lindur më 1994, F.H. 1970, B.Z., 1981, J.Q., 1990, F.P., 1983, XH.K., 1975, B.U., 1966, B.K., 1984, S.K., 1971 dhe M.SH., 1984.