Kronikë

Ndalohen dy persona në Prishtinë, u gjendet drogë dhe konfiskohet një armë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëma ka ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit të shoferit i janë gjetur 19 qese me substancë narkotike, që dyshohet se është marihuanë.

Shoferi kishte treguar se substancën e ka blerë nga një person tjetër. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit të dytë është gjetur e konfiskuar një armë zjarri dhe tre fishekë.

“Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.