Kronikë

Raportohet për një të mitur të zhdukur në Gjakovë

Foto: Ilustrim

Në Gjakovë është raportuar për një person të zhdukur. Sipas njoftimit nga Policia, bëhet fjalë për një vajzë të mitur.

Njoftohet se rasti është raportuar të martën në institucionet përgjegjëse, ndërkaq nuk bëhet e ditur se kur ka dalë nga shtëpia e mitura.

Policia ka bërë të ditur se rastin e ka lajmëruar nëna e saj.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.