Policia e Kosovës ka nisur të martën në mëngjes një aksion të gjerë në rajonin e Ferizajt dhe të Prishtinës. Mësohet se aksioni ka lidhje me veprat penale të korrupsionit me ndërtimet në Brezovicë.
Janë bastisur disa lokacione deri tash, ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është duke u zhvilluar një aksion në disa lokacione. Ka të bëjë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pra ryshfet, dhe ndërtime pa leje”, ka deklaruar Jashari për KP.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se aksioni është duke vazhduar dhe se s’mund të jepen informacione të tjera tash për tash. Detajet do të publikohen pas përfundimit të operacionit, ka thënë Policia për KOHËN.