Një grua në Prishtinë ka raportuar në Polici se burri i saj i dyshuari mashkull kosovar e ka kanosur me armë.
Njësitë policore përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit kanë ndërhyrë dhe kontrolluar në shtëpi, ku kanë gjetur dhe konfiskuar: një armë dhe 86 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Personi i dyshuar nuk është hasur, ndërkohë që rasti hetohet në procedurë të rregullt.