Policia Kufitare e Kosovës ka sekuestruar sasi të madhe të mallit, që dyshohet të jetë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut.
Sipas njoftimit, Policia Kufitare ka ndaluar një kamionetë dhe një furgon dhe gjatë kontrollit në to është gjetur sasi e konsiderueshme e këpucëve, tutave dhe material. Sipas vlerësimit fillestar, vlera është rreth 20 mijë euro.
“Pas tentativës së tyre për t'ju shmangur ndalimit policor, autoritetet kufitare kanë arritur t’i ndalojnë të dyshuarit rreth orës 19:10, në fshatin Sllatinë, komuna e Vitisë. Njëri nga të dyshuarit ka ikur nga vendi i ngjarjes duke lenë automjetin e tij, ndërsa i dyshuari tjetër është ndaluar nga Policia. Personi që gjendet në arrati rezulton të jetë vëllai i personit të ndaluar dhe i njëjti është kontaktua që të paraqitet në stacion policor”, thuhet në njoftim.
{gallery}