Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj tre të dyshuarve për vrasjet në Gllogjan

Në Gjykatën Themelore në Pejë të dielën është mbajtur seanca ndaj tre të dyshuarve lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan, ku Prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës sē paraburgimit prej 30 ditësh. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, në një konferencë për medie, ku tha se është parashtruar kërkesa për paraburgim.

“Prokurorja e rastit ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit, këtë kërkesë e ka elaboruar sot në seancën e procedurës paraprake para gjyqtarit”, tha ai. Nikçi theksoi se të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, ai tha se nuk mund të japin më shumë detaje. Të shtunën mbrëma, Prokuroria e Pejës ka konfirmuar se ka arrestuar tre të dyshuar për vrasjen e trefishtë që ndodhi të premten e fundit të nëntorit në Gllogjan të Deçanit.

Këto informacione i ka bërë të ditura në konferencën e mbajtur në Prishtinë nga kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj.