Kronikë

Lëndohet një person në aksident trafiku në magjistralen Podujevë-Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një person është dërguar për trajtim mjekësor pas një aksidenti që ka ndodhur ndërmjet dy veturave në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur "Qershitë e Llapashticës".

"Rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë -Podujevë, (Qershiat e Llapashticës) ka ndodhur një aksident rrugor në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut".