Kronikë

Dhunohet një e mitur në Prizren

Një person nga Prizreni ka raportuar se vajza e tij e mitur, ishte larguar nga shtëpia dhe kishte qëndruar te shtëpia e një femre, me ç’rast ka zhvilluar marrëdhënie seksuale me të dyshuarin mashkull kosovar të moshës madhore.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima pas kontrollit mjekësor është kthyer në familje ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.