Dy persona janë përfshirë në një mosmarrëveshje në Qendrën Emergjente në QKUK, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Rasti ka ndodhur të premten në ora 09:00, ku në vend të ngjarjes ka dalë Policia derisa të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor.
Jozyrtarisht, KOHA ka mësuar se të përfshirë në këtë incident janë një ortoped dhe një infermier.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar palët për në stacionin policor, si dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy kirurgë dyshohen për përleshje fizike në QKUK
-
Përleshje mes gjashtë personave në Ferizaj, i përfshirë edhe një shtetas i huaj
-
Lëndohet rëndë një person në Prishtinë pas përleshjes fizike me dy të tjerë
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Dy të plagosurit në Prishtinë në gjendje të rëndë