Kronikë e zezë

Kapet kokainë në Merdar

Foto: Dogana e Kosovës
 

Në pikën kufitare Merdar është kapur 586 gramë substancë narkotike e llojit kokainë. Kështu ka njoftuar Dogana e Kosovës, duke theksuar se sasia u kap gjatë kontrollit të një autobusi të linjave ndërkombëtare.

“Oficerët doganor kanë ndaluar në Merdar autobusin e linjës Gjermani Kosovë gjatë hyrjes në Kosovë, pas kontrolleve fillestare të rregullt oficerët doganor në një valixhe krahu kanë gjetur një sasi rreth 15 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Pas kontrolle shtesë të valixhe dhe autobusit, janë gjetur edhe 20 paketime me sasi rreth 571 gram narkotikë të lllojit kokainë", thuhet në njoftim.