Kronikë

Vdes personi që mori lëndime në aksident në Caralevë dy javë më parë

Ka vdekur personi që mori lëndime në një aksident trafiku në fshatin Caralevë të Suharekës më 18 nëntor.

I aksidentuari ishte duke u trajtuar në QKUK, ndërsa ai ka vdekur të mërkurën.

“Fsh. Caralevë, Suharekë, 18.11.2021 – 14:30. Me 01.12.221 është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte i lënduar në aksident, ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.