Kronikë

Vdes një person në Han të Elezit pasi u godit nga një veturë

Një person ka vdekur në Han të Elezit pasi është goditur nga një veturë.

Sipas njoftimit, i dyshuari nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, viktimë mashkull kosovar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasoj, këmbësori ka vdekur në emergjencën e QKMF-së. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.

Për arsye shëndetësore pas një kohe vozitësi është dërguar në QKMF Hani Elezit dhe më pas në QKUK. Rasti është duke u hetuar.