Kronikë

Shpërthim në Fushë-Kosovë

Descriptive Text

Në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë-Kosovë ka ndodhur një shpërthim, nga një mjet shpërthyes, të hënën në ora 06:00.

Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, derisa janë evidentuar dëme materiale.

Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe rasti po cilësohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Për shpërthimin në Fushë-Kosovë, drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë, Osman Maxhera, ka thënë për KOHËN se në rastin e shpërthimit nuk raportohet për të lënduar, pasi nuk ka pasur kurrfarë thirrje nga askush për intervenim nga ana e ekipeve mjekësore.