Një person ka raportuar të shtunën në Polici se i biri i tij ka dalë nga shtëpia më 26 nëntor dhe nuk është kthyer më.
Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin.
“Lagjja 29, Fushë Kosovë 26.11.2021 – 11:00. Me datë 27.11.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij kishte dalur nga shtëpia me datë 26.11.2021 në ora 11:00 dhe nuk ishte kthyer më. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.