Dy persona janë arrestuar për veprat penale “dhunim dhe vjedhje”, në Prishtinë.
Dyshohet se njëri nga ta ka dhunuar tjetrin dhe më pas ky i fundit ia ka vjedhur portofolin dhe një telefon.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), pasi që i dyshuari i moshës madhore dyshohet se e ka dhunuar të dyshuarin e mitur, ndërsa i dyshuari i mitur dyshohet se ja ka vjedhur portofolin dhe një telefon. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar PK.