Kronikë

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë për një rast tentim dhunimi në Prizren

Descriptive Text

Është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, i dyshuar për një rast tentim dhunimi në Prizren që ka ndodhur më 9 nëntor.

Policia e Kosovës ka njoftuar se arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur të mërkurën, ndërsa me urdhër të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

“Prizren, 09.11.2021 – 17:30. Me 24.11.2021 lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ndërkohë në Klinë është raportuar të mërkurën se një i dyshuar ka ngacmuar seksualisht një grua. Po ashtu një rast i ngjashëm është raportuar edhe në Lipjan.

Në Lipjan një grua ka raportuar se në një lokal është ngacmuar seksualisht një person.

“Lipjan, 24.11.2021 – 22:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte në një lokal është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.