Kronikë

Kanoset gjyqtari në Ferizaj pas shpalljes së një aktgjykimi

Gjyqtari i një lënde në Ferizaj është kanosur nga dy të dyshuar kosovarë, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj një të pandehuri.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, dhe janë intervistuar.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.