Kronikë

Arrestohet për armëmbajtje pa leje një 61-vjeçar në Mitrovicë

Është arrestuar një person në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, sekuestrimi i armës është bërë në fshatin Bajgorë, ku Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), ka ndaluar për kontrollim një veturë me targa vendore, dhe të dyshuarit i është gjetur një pushkë gjysmë-automatike dhe pesë fishekë.

“Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari S. M., 61 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Ndërsa, pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale. ‘Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’”, thuhet në njoftim.