Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik- Sektori Qendror, kanë identifikuar një veturë me të cilën po dyshohej se po transportohej lënda narkotike.
Policia, rreth orës 18:00 të premtes, në Milloshevë, ka ndaluar veturën me targa vendore dhe ka gjetur substancë narkotike.
“Fillimisht drejtuesi i veturës ka tentuar të ik me të vërejtur policinë, por falë edhe patrullës policore të trafikut, vetura është ndalur. Gjatë kontrollit të veturës, në bagazh, janë gjetur tre thasë të mbushur me substancë që dyshohet të jetë marihuanë”, ka njoftuar Policia.
Në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar 15 kilogram e 234 gram substancë narkotike-marihuanë, një veturë dhe një telefon.
I dyshuari K.T me aktvendim të prokurores është ndaluar për 48 orë, po ashtu dy të tjerë të dyshuar janë në kërkim.
{gallery}