Në qytetin e Shtimes janë arrestuar dy persona të enjten në ora 23:40 nën dyshimin se kanë kryer vjedhje më 10 nëntor. Policia njofton se SH.S. dhe F.Z., të dy të moshës 27-vjeçare, janë shoqëruar në stacionin policor në Shtime.
Pas intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Ndërsa, policia është në kërkim edhe të dyshuarit të tretë, i cili është në arrati”, thuhet në njoftimin policor.