Në malet e Rugovës ka vdekur sot një person, ndërsa dyshohet se është goditur nga lisi.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Në malet e Rugovës dyshohet se si pasojë e goditjes nga lisi ka humbur jetën një person. Trupi është dërguar për autopsi në IML”, ka thënë Nikçi.