Kronikë

Gjashtë raste të dhunës në familje, pesë prej tyre viktima janë gratë

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës. Pesë nga gjashtë raste, viktimat janë gratë të cilat janë sulmuar fizikisht nga gjinia e kundërt.

Në Prishtinë në njërin rast është sulmuar një grua nga vëllai i saj derisa nuk është raportuar për lëndime. I dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

E në rastin tjetër në kryeqytet një burrë ka rrahur bashkëshorten e tij, e që sipas Policisë nuk është raportuar për lëndime. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në Suharekë, një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është kanosur verbalisht dhe është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. I dyshuari gjendet në arrati dhe rasti vazhdon të hetohet.

Në Prizren është arrestuar i dyshuari pasi që ka shkaktuar dhunë ndaj babit të tij. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në Pejë është arrestuar i dyshuari pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

E në Rahovec një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, e cila ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.