Kronikë

Në Ferizaj, një person nën ndikim të alkoolit shkaktoi aksident zinxhiror në semafor

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person të mërkurën mbrëma, pasi shkaktoi aksident teksa po drejtonte veturën në gjendje të dehur dhe me këtë rast pati edhe të lënduar.

Aksidenti ndodhi rreth orës 23:00 në rrugën “Rexhep Bislimi”

Sipas njoftimit, në aksident u përfshin tri vetura.

“Deri te aksidenti ka ardhur kur njëri automjet i cili po qarkullonte nga rruga ‘Rexhep Bislimi’, Ferizaj në drejtim të Gjilanit, me të arritur te semaforët, shkakton aksident zinxhiror në dy automjete tjera , të cilët ishin të ndaluara në pritje për shenjën e semaforit. Më këtë rast, përveç dëmeve të shkaktuara materiale në të tri automjetet , lëndime trupore pësojnë tre persona të cilët për ndihmë mjekësore dërgohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Policia ka shoqëruar shkaktarin e aksidentit me inicialet Sh. Q. 25-vjeçar, i cili po drejtonte automjetin e tij edhe nën ndikimin e alkoolit , ku pasi është testuar me alkool-test ka rezultuar me 2.49 promila (në gjak)”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë në Ferizaj.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.