Policia e Kosovës ka arrestuar të martën në Ferizaj dy persona, pasi në veturën me të cilën po lëviznin ka gjetur 1.283 gramë marihuanë.
Kjo ka shtyrë Policinë të bastisë edhe shtëpitë e të dyshuarave dhe më pas ka gjetur edhe në 4.1 gramë drogë të llojit kokainë, thuhet në raportin e Policisë të mërkurën.
Sipas njoftimit, janë marrë edhe prova të ndryshme si para ta gatshme, telefona e vetura.
“Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.