Kronikë

Sekuestrohen mbi 5 kg marihuanë në Gjakovë, arrestohen katër persona

Në Gjakovë janë ndaluar katër persona të cilëve iu është konfiskuar 5 kilogramë e 571 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Sipas njoftimit Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Gjakovë, me kërkesë të Prokurorit të Shtetit dhe me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë, kanë realizuar bastisje në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të dyshuarve E.I, J.I, E.I., dhe Rr. Sh. , në fshatin Stubëlll, Komuna e Gjakovës, me dyshimin se në shtëpitë e tyre gjenden substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë 5 kilogramë e 571 gramë, një pushkë gjuetie, pesë fishekë, dhe një granatë dore.

Me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit gjenden në ndalim në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.