Kronikë

Plagoset një person në Ulpianë [video]

Descriptive Text

Rreth orës 22:00, në lagjen Ulpiana, Prishtinë, është plagosur një person, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas zëdhënësit Agron Borovci, i dyshuari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

“Është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Informatat e para flasin se një person ka mbetur i lënduar nga kjo ngjarje përderisa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarit si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tij”, ka thënë Borovci.

Sipas pamjeve që i ka guruar KOHA, i plagosuri është marrë me ambulancë për t'u dërguar për trajtim në spital.

Ngjarja ka ndodhur në parkingun e ndërtesave të njohura si "të oficerëve".

 
Plagoset një person në Ulpianë

Plagoset një person në Ulpianë Më shumë ? https://bit.ly/2XNe8om

Posted by Koha.net on Monday, October 25, 2021