Kronikë

Arrestohet një serb, tentoi t’i japë ryshfet policit të Kosovës

Policia ka arrestuar një person në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë pasi ka tentuar t’i jap ryshfet një zyrtari policor.

I arrestuari është shtetas i Serbisë i cili së bashku me një person tjetër, po hynin në Kosovë dhe derisa ky i fundit nuk i kishte plotësuar kushtet e hyrjes, G.S., i ka ofruar ryshfet zyrtar policor në vlerë prej 10 eurosh.

Gjatë kontrollimit dhe regjistrimit të dokumenteve të personave dhe automjetit, i dyshuari ka prezantuar dokumentet e nevojshme por nuk ka prezantuar dëshmi për bashkudhëtarin e tij, për kushtet e hyrjes në Republikën e Kosovës, i cili nuk kishte vaksinim të plotë kundër COVID-19. Nga zyrtarët policorë bashkudhëtarit i është refuzuar hyrja në RKS, bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat mbrojtëse kundër Covid-19. Me këtë rast i dyshuari G.S. (1964), i ka ofruar ryshfet (10 euro) zyrtarit policor në kabinën e kontrollit, me qëllim të lejimit të hyrjes në RKS edhe për bashkudhëtarin i cili nuk plotësonte kushtet e hyrjes në RKS . Personi i dyshuar është arrestuar nga zyrtarët policorë dhe për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘Dhënia e ryshfetit’”, thuhet në njoftimin policor.

I dyshuari është intervistuar dhe ndaluar për 48 orë.