Në fshatin Henc të Fushë-Kosovë një veturë është përfshirë nga zjarri. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur të dielën në ora 19:30, konkretisht tek ura, drejtimi për Prishtinë.
Në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet relevante policore derisa bëhet e ditur se vetura është kapluar nga flaka si shkak i instalimit elektrik.
“Zjarrfikësit kanë qenë në lokacion ku dhe kanë lokalizuar zjarrin. Për rastin është njoftuar prokurori si dhe eksperti i zjarrit”, thuhet në njoftim.