Një nxënës në një shkollë në Podujevë ka marrë plagë pasi është ther me thikë nga një nxënës tjetër, pas një zënke mes tyre.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:40, ndërsa viktima është dërguar në trajtim në QKUK, derisa i dyshuari gjendet në arrati.
“Podujevë 23.10.2021 – 13:40. Raportohet se në hyrje të shkollës, i dyshuari mashkull kosovar (nxënës), pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar (nxënës). Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë. I dyshuari gjendet në arrati”, ka njoftuar Policia e Kosovës.