Kronikë

Atentat me kallashnikov në Fier, vritet një 57-vjeçar

Descriptive Text

Atentati me kallashnikov ndaj D.B., 57 vjeç, rezultoi të jetë fatal në mbrëmjen e sotme në Fier.

Viktima vdiq si pasojë e plagëve të mara në spitalin e Fierit, ka njoftuar Policia e Shtetit. 

Autoritetet policore kanë shkuar në vendngjarje dhe po shikojnë zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit. Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes.