Kronikë e zezë

Paraburgim 1 muaj pasi qarkulloi bankënota false

 

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit B. B.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me datë 19 tetor 2021, në Gjilan, me qëllim të përftimit pasuror, dyshohet se ka prodhuar dhe vënë në qarkullim para të falsifikuara të shumës 2 €, gjatë arrestimit nga zyrtarët policorë të njëjtit i janë gjetur 220 x 2€, 20 pako cigare të llojit ‘Winston’, 24 pako cigare të llojit ‘Lucky’”.