Kronikë

Aktakuzë për personin që dyshohet se dhunoi një të mitur në Gjakovë

aktakuze

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.N., për shkak të veprës penale “Dhunimi”.

Prokuroria njofton se më 30 gusht 2021, në Komunën e Gjakovës, konkretisht në shtëpinë e tij, i pandehuri K.N., e ka detyruar personin tjetër, të dëmtuarën e mitur E.A., për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj.

“E dëmtuara, edhe pse nuk kishte refuzuar të shkonte me të pandehurin në shtëpinë e tij, e njëjta ishte nën ndikimin e alkoolit, ku kishte konsumuar paraprakisht në një lokal, aty edhe ku ishte njoftuar me të pandehurin. Pasi ishte kthjellur nga alkooli, e kishte vërejtur vetën të zhveshur në pjesën e poshtme të trupit, e po ashtu i kishte vërejtur edhe lëndimet, të përshkruara sipas raportit të ekzaminimit klinik mjekoligjor. Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri K.N., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhet në njoftim.