Kronikë

I vidhet çanta e krahut një personi në një restorant të Prishtinës

Një person ka raportuar në Polici se i është vjedhur çanta derisa ishte në restorant në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar në polici se deri sa ka qenë duke qëndruar në restorant, ka vërejtur se i mungonte çanta e krahut në të cilin ka pasur portofolin me para, kartela bankare, dokumente identifikuese, çelësat e veturës dhe të shtëpisë, telefonin, si dhe një orë dore”, thuhet në raport.