Kronikë

Sekuestrohen në Gjakovë afro 15,000 litra pije alkoolike të paligjshme

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore në Gjakovë ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë 14,828 litra pije alkoolike të prodhuara ilegalisht, dhe duke iu shmangun taksave.

Sipas njoftimit të Doganës, me këtë rast në 4 lokacionet është gjetur sasi e konsiderueshme e pijeve alkoolike të prodhuara ilegalisht dhe me këtë rast i janë shmangur taksave dhe njëkohësisht është prodhim ilegal dhe i pakontrolluar e që paraqet rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Gjithsejtë janë sekuestruar 14,828 Litra Pije Alkoolike si në vijim: 10,518 Litra Raki, 4,000 Litra Verë dhe 310 Litra Liker”, thuhet në njoftim.