Kronikë

33-vjeçari dërgohet në mbajtje për 48 orë pasi rrahu prindin

Perleshje

Policia ka arrestuar një 33-vjeçar në Kaçanik, pasi kishte rrahur prindin dhe i kishte shkaktuar lëndime.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë në Ferizaj, ngjarja ka ndodhur mbrëmë.

“Në lidhje me këtë, policia ka marrë veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet SH.D. i moshës 33 vjeç, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj prindit të tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, ku viktima ka marrë tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik. I dyshuari , pasi është intervistuar nga policia, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.