Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit H.H. për veprën penale Nxitja e përçarjes dhe mos durimit.
Pas analizimit dhe shqyrtimit të lëndës nga trupi gjykues është gjetur se me veprimet e të akuzuarit H.H. përmbushen të gjitha elementet e veprës penale Nxitja e përçarjes dhe mos durimit, andaj edhe bëri rikualifikimin ligjor nga Shtytje në kryerje të veprës penale Vrasja.
I akuzuarit H.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim me kusht në kohëzgjatje prej 6 muaj i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari brenda periudhës së verifikimit në kohëzgjatje prej 1 (një) viti nga dita e plotëfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nuk kryen vepër tjetër penale.