Kronikë e zezë

Haxhi Hoti dënohet me 6 muaj burg me kusht pasi shkroi se kryeministri Kurti mund të vritet

FOTO: KOHA/Ilustrim
 

Ish-kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, pas rikualifikimit të veprës penale nga “shtytja në vrasje” në veprën penale “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”, është dënuar me 6 muaj burgim me kusht.

Hoti ngarkohej se përmes një shkrimi të publikuar në “Facebook, shkruante se Albin Kurti ka dy rrugë, ose të lëshojë Kosovën ose mund të vritet, raporton “Betimi për Drejtësi”.