Kronikë

Dërgohet në mbajtje pasi kanosi verbalisht me vdekje bashkëshorten

paraburgim

Foto: Ilustrim

Një grua është kanosur me vdekje nga bashkëshorti i saj, në Lipjan.

Rastin e ka raportuar në Policinë e Kosovë, me ç’rast bashkë me dy fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa bashkëshorti është dërguar në mbajtje.

“Më 08.10.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht me vdekje nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima me dy fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi PK.