Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën ka pranuar një informacion se në fshatin Muhovc të Ferizajt, pas një mosmarrëveshjeje, një person kishte kanosur një person tjetër me armë.
Njësitet reaguese dhe hetuesit e stacionit policor të Ferizajt u janë përgjigjur kësaj informate, ku në vendin e ngjarjes kanë hasur ankuesit e këtij rasti dhe kanë arritur të gjejnë dhe të konfiskojnë edhe armën me të cilën personi i dyshuar i ka kanosur .
Në lidhje me këtë policia në bazë të autorizimeve dhe në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj , ka nisur hetimet dhe kërkimin e personit të dyshuar i cili kishte ikur nga vendi ku ka ndodhur kanosja.
Pas një pune intensive, policia ka arritur që të identifikojë personin dhe vendndodhjen e tij dhe sot me datë 06.10.2021 rreth orës 18:20 kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet P.Z (M/K) i moshës 27 vjeçar dh të njëjtin e kanë shoqëruar në stacionin policor.
Policia, pasi e ka intervistuar të dyshuarin, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.