Kronikë

Arrestohen tre persona në Prishtinë, dyshohen për keqpërdorim të kartelave bankare

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prishtinë pas dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘keqpërdorim i kartelave bankare dhe të kreditit’.

Të dyshuarit thuhet se përmes kartelave bankare të klonuara kanë blerë online telefona mobilë, derisa dëmi i shkaktuar është mbi 10 mijë euro.

Hetuesit policorë kanë kontrolluar një lokacion dhe kanë sekuestruar katër telefona mobilë dhe dokumentacion relevant që dëshmon blerjen e tyre. Të dyshuarit B.M, i lindur më 1998 dhe V.H., 2000, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa Rr.M., 2004, është liruar në procedurë të rregullt.