Kronikë

Arrestohet një person, sulmoi një mjek në ordinancë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti kishte sulmuar një mjek, ndërsa ai ishte duke punuar në ordinancën e vet.

Ai më pas ia kishte dëmtuar ordinancën.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën mbrëma, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pejë 25.09.2021 -18:45, Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht, duke e goditur me shqelma viktimën mashkull kosovar (mjek), gjersa ai ishte duke punuar në ordinancën e tij. Më pas i dyshuari kishte thyer dhe demoluar edhe pajisjet dhe orenditë në ordinancën e viktimës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.